Lutfi Haziri tregon se a do të ketë marrëveshje mes LDK’së e VV’së para 6 janarit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar caktimin e datës nga kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të shkuar për mandatim te presidenti. Haziri thotë se Kurti duhet ta sigurojë shumicën për ta marrë mandatin, ndërsa përmend se partia e tij i ka premtuar VV’së që do t’ia votojë […]

Haziri thotë se Kurti duhet ta sigurojë shumicën për ta marrë mandatin, ndërsa përmend se partia e tij i ka premtuar VV’së që do t’ia votojë një qeveri të pakicës, pa u bërë pjesë e saj.  Ndërkaq nuk tregon nëse LDK’ja do të krijojë marrëveshje me VV’në para 6 janarit.

“Me marrë mandatin, duhet me siguru shumicën. Ai e ka një shumicë të premtuar të LDK’së. Ne jemi marrë vesh se ai që ka një votë më shumë sipas KQZ’së, e ka mandatin për kryeministër. Këtë rast ne e kemi lejuar me kohë”, ka thënë Haziri në T7.

Ai ka folur edhe për tri refuzimet që Kurti ia ka bërë Thacit kur ky e ka ftuar t’ia japë mandatin për ta formuar Qeverinë.

“Raporti i presidentit në dhënien e mandatit është i rregulluar me kushtetutë. Ka pasur zëra që Presidenti nuk dëshiron t’ia japë mandatin Kurtit. Kjo ka rënë në ujë”, ka thënë Haziri në DPT te Fidani.

Sipas Hazirit, Kurti mund të ketë menduar që t’i ikë javës me ditë festa, e të fillojë nga 7 janari të angazhohet për krjimin e Qeverisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?