Ligji që nxiti dhunën në Parlament: Presidenti i Malit të Zi nënshkruan Ligjin për fetë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, raportohet se ka nënshkruar ligjin për religjionet dhe besimet në vendin e tij gjatë ditës së sotme, vetëm një ditë pas përleshjeve në parlament. Ky ligj do të hyjë në fuqi tetë ditë pas publikimit në gazetën zyrtare të Republikës së Malit të Zi. Paraprakisht kishim pasur trazira […]
Ky ligj do të hyjë në fuqi tetë ditë pas publikimit në gazetën zyrtare të Republikës së Malit të Zi.
Paraprakisht kishim pasur trazira në Parlament me deputetët opozitarë pro-serbë që e kishin kundërshtuar hapur duke shkaktuar edhe dhunë e skena tjera të shëmtuara mes deputetëve.
Kundërshtimi i deputetëve opozitarë kishte të bënte me faktin se Serbia ende nuk ishte përgjigjur ndaj këtij miratimi, ndërkohë që kemi pasur skena dhune edhe në parlamentin serb.
Këta deputetë janë të shqetësuar se ligji në fjalë mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë ndaj pronave që administron.
Edhe Kisha Ortodokse serbe pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, andaj ka paralajmëruar ankesë edhe në organizatat ndërkombëtare.
Mbi 70 për qind e malazezëve janë deklaruar të konfesionit ortodoks. /Periskopi












