Ligji i Pagave: Albin Kurti takon sot Rrahman Jasharajn dhe dy kryesindikalistë tjerë

Albin Kurtin, me-gjasë-kryeministri i ri të Kosovës, e pret një punë shumë e vështirë sot. Ai do të takohet me tri sindakata, një ndër të cilat edhe SBAShK-u i udhëhequr nga kryesindikalisti i frikshëm, Rrahman Jasharaj. Në takim do të jetë edhe FSShK-ja dhe Sindikata e Policisë. Këto tri sindikata të premten kanë mbajtur një […]
Këto tri sindikata të premten kanë mbajtur një takim të përbashkët dhe kanë kërkuar takim urgjent më së largu deri të martën me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe me kryetarët e subjekteve politike parlamentare.
Pas asnjë përgjigje të vetme zyrtare nga 3 krerët e institucioneve, i vetmi që pritet ti takojë ata, është kryeministri në ardhje, Albin Kurti.
Kjo gjë është konfirmuar për portalin e afërt me Policinë, Indeksonline, nga vetë z.Rrahman Jasharaj, duke shtuar se takimi pritet të mbahet sot prej orës 13:00 në Zyret Qendrore të Vetëvendosjes.
“Pas kërkesës për takim urgjent, nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare, të vetmën përgjigje zyrtare e kemi nga kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, ne sot do të zhvillojmë një takim me të në orën 13:00-të”,tha Jasharaj.
Dje këto sindikata zhvilluan një takim të përbashkët dhe pas konsultimeve të brendshme është marrë vendimi, që punëtorët e të tri sindikatave të presin implementimin e Ligjit të pagave, përkatësisht marrjen e pagave me ligjin e ri.












