Lideri i ekstremit të majtë në Francë dënohet pasi goditi policin

Një Gjykatë Franceze ka dënuar liderin e ekstremit të majtë në Francë, Zhan-Luk Melenshon [Jean-Luc Melenchon] me tre muaj burgim dhe me 8 mijë euro gjobë për intimidimin e zyrtarëve që po hetonin financat e tij. Në tetorin e vitit 2018, prokurorët ia bastisën zyrat e partisë dhe shtëpinë. Z.Melenchon ishte filmuar duke bërtitur “Unë […]
Në tetorin e vitit 2018, prokurorët ia bastisën zyrat e partisë dhe shtëpinë.
Z.Melenchon ishte filmuar duke bërtitur “Unë jam Republika!” drejt një zyrtari policor dhe duke e goditur atë. Me kolegët më pas ai provoi të thyente zyret qendrore të partisë së tij që po bastiseshin nga policia, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ai e udhëheq Partinë e Papërkulur të Francës dhe mbështet protestat e jelek-verdhëve.
Ai garoi kundër Emmanuel Macronit në vitin 2017 në zgjedhjet presidenciale dhe i fitoi 19,5 për qind të votave në raundin e parë.
Prokurorët e Parisit po hetonin disa parregullsi në fondet elektorale të z.Melenchon dhe mbi dyshimet se partia e tij kishte keqpërdorur fondet e BE-së në punësimin e asistentëve parlamentarë.
Z.Melenchon e kishte quajtur prokurorinë “të motivuar politikisht”. /Periskopi












