Leku forcon pozitat ndaj monedhave të huaja në fundvit

Në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri, në prag të festave të fundvitit, Leku ka forcuar pozitat ndaj monedhave të huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët evropiane, Euro këmbehet me 121.83 lekë ose 0,14 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa paundi britanik është zhvlerësuar me 0.59 lekë […]

Në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri, në prag të festave të fundvitit, Leku ka forcuar pozitat ndaj monedhave të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët evropiane, Euro këmbehet me 121.83 lekë ose 0,14 lekë më pak se një ditë më parë.

Ndërsa paundi britanik është zhvlerësuar me 0.59 lekë duke u këmbyer sot në nivelin e 142.92 lekëve.

Me 0.05 lekë është zhvlerësuar edhe Franga Zvicerane, e cila këmbehet me 111.72 lekë.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane është forcuar lehtë me 0.03 lekë dhe këmbehet këtë fund javë me 109.56 lekë.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Ekspertët bankar parashikojnë luhatje të këmbimit valutor në javën e fundit të muajit dhjetor, kjo sipas tyre me rritjen e fluksit të qarkullimit të mallrave dhe kërkesë ofertës në treg për valutë, por siç shprehen ata, “luhatjet do të jenë brenda parashikimeve të BSH-së dhe normave të pritshme”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?