Latifi nënkupton se Sveçla ishte në takim me Gjuriqin shkaku i mëditjes

Profesori i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, ka komentuar sërish takimin e Xhelal Sveçlës së Lëvizjes Vetëvendosje me Marko Gjuriqin e Qeverisë së Serbisë. Sveçla ishte parë në fotografi me drejtorin e së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën dhe Metohinë” pavarësisht qëndrimeve të rrepta politike kundër politikanëve nga Beogradi. “Serbia pas krejt këtyre krimeve […]
Sveçla ishte parë në fotografi me drejtorin e së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën dhe Metohinë” pavarësisht qëndrimeve të rrepta politike kundër politikanëve nga Beogradi.
“Serbia pas krejt këtyre krimeve të bëra mbi shqiptarët, ende nuk ka bërë hapin e parë që do të duhej ta bënte, kërkimfaljen publike si shtet, edhe pse kjo nuk do të mjaftonte që ne të ulemi me ta në një tavolinë në asnjë mënyrë.” – shkruhet në faqen e Vetëvendosjes, por megjithatë Sveçla shpërfilli një komunikatë të tillë.
Blerim Latifi, që garoi në këto zgjedhje për t’u bërë deputet në kuadër të PDK-së, nënkuptoi se në një takim të tillë Sveçla kishte qenë thjesht për të marrë mëditje.
“Hiqni mëditjet dhe shikoni pjesëmarrjen e politikanëve tanë në të tilla konferenca të kota, si kjo e Tiranës!” – ka shkruar z.Latifi në faqen e tij në Facebook.
Vlen të përmendim se pjesëmarrës në takim me Sveçlën kishin qenë edhe Arban Abrashi nga LDK-ja dhe Ardian Gjini nga AAK-ja. /Periskopi
Më poshtë e keni të plotë statusin e shkurtër nga Latifi:
Hiqni meditjet dhe shikoni pjesëmarrjen e politikanëve tanë në të tilla konferenca të kota, si kjo e Tiranës! Nuk keni me pasë rast me i fotografu. Në Kosovë politika e jashtme kuptohet në terma turistikë, gjerësisht.












