Latifi: Gjuriqi paradite i fyen viktimat e Reçakut dhe pasdite pi kafe me politikanë të Kosovës që na i patën qorru sytë në emër të bashkimit kombëtar

Blerim Latifi ka reaguar për takimin që përfaqësuesit e VV-së, LDK-së dhe AAK-së e kanë pasur më drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, përcjellë Periskopi. Ai e ka quajtur mos-respekt ndaj viktimave të Reçakut këtë takim që ka ndodhur në Tiranë. “Pse duhet të ankohemi kur të tjerët nuk i […]
Ai e ka quajtur mos-respekt ndaj viktimave të Reçakut këtë takim që ka ndodhur në Tiranë.
“Pse duhet të ankohemi kur të tjerët nuk i respektojnë viktimat tona, kur ne vetë nuk i respektojmë ato?”, ka shkruar Latifi.
Më poshtë keni të plotë postimin e tij në facebook.
Sveçla, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.
Vetëvendosje tha se ky nuk është takim i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.
Këtë deklaratë për Periskopin e dha zëdhënësi për medie i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG, përfaqësues prej VV-së ështrë Xhelal Sfeçla, ndërsa ka edhe përfaqësues nga partitë e tjera. Nuk është takim i përvetshëm, por është konferencë rajonale”, tha Manxhuka për Periskopin.
Ndërsa të pranishëm ishin edhe Ardian Gjini i AAK-së dhe Arban Abrashi i LDK-së. /PERISKOPI












