Latifi: Albin Kurti po mendon për zgjedhjet e ardhshme, jo për Qeverinë

Analisti politik Blerim Latifi ka komentuar refuzimet të cilat i ka bërë Kurti ndaj thirrjeve të presidentit Thaçi, që sipas Latifiti nuk mund të shkohet në zyrën e atij që dikur e kishte shpallur tradhtar. Latifi ka cekur se Kurti më shumë po mendon për zgjedhje se sa për formim të qeverisë. Ja statusi i […]
Analisti politik Blerim Latifi ka komentuar refuzimet të cilat i ka bërë Kurti ndaj thirrjeve të presidentit Thaçi, që sipas Latifiti nuk mund të shkohet në zyrën e atij që dikur e kishte shpallur tradhtar.
Latifi ka cekur se Kurti më shumë po mendon për zgjedhje se sa për formim të qeverisë.
Ja statusi i plotë:
Si t’i shkohet në zyrë atij që e ke shpallur tradhtar? Çfarë t’u thuhet atyre që të kanë votuar vetëm dhe vetëm për këtë gjë? Kurti po mendon ma shumë për zgjedhjet e ardhshme, se për formimin e qeverisë. Tani, pasi s’u morr vesh me LDK-në, situata e tij politike mund të definohet në terma kadarean: Dimri i vetmisë së madhe!












