Ky është personi që kërcënoi Shpend Ahmetin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është kërcënuar përmes emailit dhe nga nje person me Sh. N. I njëjti person sic merr vesh Gazeta Insajderi ka shkuar sot rreth orës 11:45 edhe në objektin e komunës, duke kërkuar takim me Ahmetin. Burime të gazetës brenda policisë kanë treguar se i njëjti, ka pasur konflikt […]
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është kërcënuar përmes emailit dhe nga nje person me Sh. N. I njëjti person sic merr vesh Gazeta Insajderi ka shkuar sot rreth orës 11:45 edhe në objektin e komunës, duke kërkuar takim me Ahmetin.
Burime të gazetës brenda policisë kanë treguar se i njëjti, ka pasur konflikt verbal edhe me policët e sigurimit në komunë.
Pas përplasjes verbale, personi i dyshuar për kërcënim është larguar nga komuna.
Kërcënimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth ora 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, në objektin e Komunës, Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar zëdhënësja Ahmeti.












