Ky është personi i vrarë në Gjilan, dyshohet për kontrabandë të lopëve nga Serbia

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Gjilan ka ndodhur një vrasje, ku një polic e ka qëlluar për vdekje një qytetar. Indeksonline mëson se i vrari është Lulzim Spahiu nga fshati Muqivërc i Kamenicës. I ndjeri është figurë e njohur për Policinë e Kosovës. Ai më herët kishte mbajtur burg […]
Indeksonline mëson se i vrari është Lulzim Spahiu nga fshati Muqivërc i Kamenicës. I ndjeri është figurë e njohur për Policinë e Kosovës.
Ai më herët kishte mbajtur burg për shkak se kishte sulmuar një polic.
Spahiu merrej me kontrabandën e lopëve nga Serbia. Sipas informatave që posedon mediumi, polici i arrestuar kishte bërë një aksident me të ndjerin, para se të ndodhte vrasja.
Polici me inicialet V.H ka qenë mbrojtje e afërt e Kryeministrit të Kosovës.













