Kush është Marko Gjuriq? Stërnipi i famëkeqit Nikolla Pashiq me bindje fashiste

Kush është Marko Gjuriq? Stërnipi i famëkeqit Nikolla Pashiq me bindje fashiste

Një fotografi e dalë nga një restorant mbrëmë pranë një salle ku po mbahej një konferencë shkaktoi tronditje të thellë te opinioni publik. Ende pa ardhur në pushtet, në kohën kur Qeveria Serbe edhe një herë e mohoi hapur “masakrën e Reçakut”, Sveçla nga Vetëvendosje u takua me Marko Gjuriqin. Por, kush është Marko Gjuriq? […]

Por, kush është Marko Gjuriq?

Gjuriq është një politikan serb tridhjetë e gjashtë vjeçar që shërben si drejtor i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë që nga viti 2013. Ai kishte shërbyer po ashtu si këshilltar për politikën e jashtme në kabinetin e Presidentit të Serbisë nga viti 2012 deri në vitin 2014.

Njeriu që ishte në të majtë të z.Xhelal Sveçla njihet për qëndrimet e tij të ashpra kundër Kosovës. Së fundi ai po ashtu mohoi masakrën e Reçakut në të cilën ishin vrarë brutalisht 45 shqiptarë, dhe e cila ishte dokumentuar edhe nga z.William Walker ditë pas atij krimi makabër.

Vetëvendosje në vazhdimësi kishte përsëritur, dhe me të drejtë, se nuk do të futej në negociata me një politikan nga regjimi serb i cili jo që nuk kërkonte falje për krimet e bëra në Kosovë, por biles vazhdonte t’i mohonte ato edhe 20 vjet pas luftës.

Gjuriq njihet si një ndër politikanët më famëkëqij në këtë drejtim. Ai në shumë raste ka shpërfillur autoritetet e Kosovës duke hyrë brenda vendit pa marrë lejen adekuate. Megjithatë, në një rast më 26 mars 2018, ai ishte arrestuar në Mitrovicën Veriore nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës pasi po qëndronte pa leje në territorin e Kosovës.

Sidoqoftë, karriera e tij politike në Serbi është mjaft e dendur. Gjuriqi kishte marrë pjesë si aktivist në rrëzimin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000 dhe kishte punuar si hulumtues në disa institute kërkimore politike.

Gjyshi i tij nga ana e nënës, dr.Najdan Pashiq, ishte profesor dhe teoricien social e politik, dhe një prej themeltarëve të Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit. Katragjyshi i tij nga ana e nënës ishte famëkeqi Nikolla Pashiq, i cili kishte shërbyer si Kryeministër i Serbisë dhe Jugosllavisë gjatë gjysmës së parë të shekullit 20, në të cilën forcat e tij kishin kryer masakra ndaj popullsive shqiptare.

Ai kishte pasur bindje të forta fashiste dhe kishte shtyrë përpara idenë gjenocidale të “Serbisë së Madhe” duke propozuar që Mbretërinë e Jugosllavisë ta udhëhiqnin gjithnjë serbët.

Pashiq po ashtu njihet për marrëveshjen famëkeqe me Ahmet Zogun, i cili i kishte falur një pjesë të Shqipërisë për të rimarrë pushtetin nga bolshevikët e Fan Nolit. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?