Kurti: S’kam qenë aq i sigurtë sa Isa Mustafa për fitore, e prita edhe humbjen

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje sonte në ‘Jeta në Kosovë’ ka thënë se nuk ishte i sigurt për fitore, aq sa Isa Mustafa i LDK’së, transmeton Periskopi. Kurti thotë se e ka pritur edhe faktin e humbjes. ‘’Unë nuk kam qenë aq i sigurt si ai. S’e kam thënë që mund të fitojmë, por edhe […]
Kurti thotë se e ka pritur edhe faktin e humbjes.
‘’Unë nuk kam qenë aq i sigurt si ai. S’e kam thënë që mund të fitojmë, por edhe të humbim. I ndezëm jo vetëm motorët por edhe turbinat dhe në fund u bë ajo që u bë dhe VV doli fituese’’, ka thënë ai.
Kurti tutje ka thënë se marrëveshjen do të donte ta arrinte dje dhe të mos zgjatej kaq shumë ky proces./PERISKOPI/












