Kurti: Presidenti na dha kohë për marrëveshje më shumë se që na është dashur

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti sot në një konferecë për media ka thënë se presidenti Hashim Thaçi u ka thënë atyre dhe LDK’së kohë të mjaftueshme për të arritur marrëveshjen për Qeverinë, duke shtyer seancën konstituive deri në afatin e fundit. ‘’Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do […]
‘’Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 dhjetori, na ka dhënë më shumë kohë se që na është dashur”, ka thënë sot Kurti.
Kreu i VV’së sot doli me një video-mesazh ndaj LDK’së, duke theksuar se negociatet mes tyre kanë dështuar dhe duke fajësuar LDK’në për këtë gjë.
Pas Kurtit reagoi edhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa. Ai tha se negociatat nuk kanë dështuar, por strategjia e Vetëvendosjes.
Kujtojmë që nesër në orën 15:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës./PERISKOPI/












