Kurti për Fin.Times: Nuk do të kërkojmë Bashkimin Kombëtar për shkaqe ekonomike

Kryeministri në ardhje i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk po i ndalet llafeve me intervista të shumta nëpër mediume vendore e ndërkombëtare. Së fundi, ai ka bërë një intervistë edhe për Financial Times, në të cilën thuhet se Kurti nuk do të kërkojë Bashkim me Shqipërinë në të mirë që të rritet ekonomia vendore. […]
Së fundi, ai ka bërë një intervistë edhe për Financial Times, në të cilën thuhet se Kurti nuk do të kërkojë Bashkim me Shqipërinë në të mirë që të rritet ekonomia vendore.
Në intervistën në fjalë, z.Kurti i entuziazmuar ka thënë se fitorja e tij ishte “një revolucion elektoral” për Kosovën, një ndër shtetet më të varfra të Evropës. Partia e tij – shkruan FT – është e gatshme të prioritetizojë zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit para Bashkimit Kombëtar, shkruan Periskopi.
“E kemi dëshmuar se ka potencial enorm demokratik në Kosovë. Natyrisht që ka sfida… sfida është shans.” – tha z.Kurti.
Financial Times tregon për projektin e mbështetur fuqishëm nga Vetëvendosje, atë të Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Por, tashmë (sic), lideri i Vetëvendosjes thotë se ndërtimi i shtetit të Kosovës është më prioritet se sa bashkimi me vendin tonë fqinj.
“Duhet të mbahemi, fillimisht. Shtetin e kemi të dobët, por kjo është për shkak të kapjes së brendshme pas çlirimit të jashtëm nga Serbia,” thotë ai. Shteti është “skllavëruar nga brenda,” vazhdon Kurti.
Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.












