Kurti nuk i ikë më takimit me Thaçin: Shihemi të hënën, në çfarëdo ore (Dokument)

Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, ka refuzuar edhe ftesën e tretë të presidentit Thaçi për t’u takuar nesër në një takim konsultues për t’i dhënë edhe mandatin për formimin e qeverisë. Ai ka deklaruar se nuk ka mundësi të takohet as nesër më 31 dhjetor, ndërkohë që propozon një takim për javën e ardhshme, më […]
Ai ka deklaruar se nuk ka mundësi të takohet as nesër më 31 dhjetor, ndërkohë që propozon një takim për javën e ardhshme, më 6 janar.
“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Fatkeqësisht nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim në ora 10:00. Propozoj të takohemi të hënën, më 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve. Gëzuar 2020”, thuhet në përgjigjen e z.Kurti.
Kujtojmë se z.Kurti kishte refuzuar edhe dy ftesat e para dy ditëve për takim, pa dhënë arsye të qarta. Analistët kanë vlerësuar se një gjë e tillë po bëhet që të zgjatet afati kohor që parashihet me Kushtetutë për formimin e qeverisë. /Periskopi













