Kurti mori mësime nga PDK-ja: Mustafa gjatë bisedave e bëri të ndihej i padijshëm e humbës

Kurti mori mësime nga PDK-ja: Mustafa gjatë bisedave e bëri të ndihej i padijshëm e humbës

“Shumë zhurmë për asgjë!” nuk është një fjali e zbuluar nga z.Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, por titulli i një komedie [Much Ado About Nothing] nga Uilliam Shejskpir [Shakespeare]. Dhe pikërisht ky është epigrafi që mund t’i vihej përmbi kësaj jave, që e paketuar mund të kishte një syprinë interesante, por nëse shpaketohej brenda do […]

Të enjten ishte caktuar seanca konstituive dhe Vetëvendosje si partia e parë ndodhej në ankth që në ditët e para të javës. LDK-së në anën tjetër nuk i ngutej, duke qenë se nuk doli e para në zgjedhje dhe nuk i takonte të ndërmerrte hapat e parë.

Por, ky ankth u manifestua në formën më të keqe të mundshme. Albin Kurti u kaplua nga inati që Isa Mustafa nuk po lëshonte dorë dhe nuk po i nënshtrohej interpretimit të tij të rezultatit zgjedhor të 6 tetorit. Sipas mendimit të tij, Vetëvendosje i kishte fituar zgjedhjet – dhe bash kjo fitore i jepte asaj me automatizëm pozitën e kryeministrit të vendit.

Nuk dihet se kah i kërceu një mendim i tillë në krye Albin Kurtit, apo ndoshta edhe dihet. Ishte pikërisht keq-interpretimi i rezultateve zgjedhore nga PDK-ja, e cila në të kaluarën mashtronte partnerët politikë duke mos e vënë në diskutim pozitën e kryeministrit – me pretendimin se ajo ishte fituar ‘nga populli/qytetarët’. E më pas, doli në skenë Isa Mustafa që iu mësoi atyre, ashtu siç po e mëson Vetëvendosjen, se në rendin tonë elektoral nuk ka “kandidat për kryeministër”. Ashtu si Vjosa Osmani, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, edhe Albin Kurti ishte i regjistruar si “kandidat për deputet”. Dhe votat e fituara i mori si kandidat për deputet.

Parë nga një këndvështrim i tillë, Isa Mustafa ndante bindjen se meqë Vetëvendosje kishte zgjedhur e para pozitën e kryeministrit, atëherë i takonte partisë së tij që të zgjedhtë e para ministrinë e caktuar. Kurti kishte refuzuar. Ai duhej të zgjedhtë i pari, dhe më pas i dyti.

Për një gjë të tillë ai ishte rrëfyer edhe para gazetares Jeta Xharra në televizionin publik ku kishte treguar për banalitetin e situatës duke dëftyer kësisoj moskuptimin e tij fillestar për demokracinë përfaqësuese në të cilën garoi.

“Unë thashë që unë po zgjedhi i pari, ai më tha po ashtu “unë po zgjedhi i pari”. Pastaj ia ktheva “unë po zgjedhi i pari,” ai prapë “unë po zgjedhi i pari” e kështu me radhë.” – kishte thënë Kurti.

Por, e vërteta ishte krejtësisht e ndryshme. Derisa Kurti thjesht ngulmonte që të zgjedhte i pari [pasi kishte zgjedhur një herë i pari], Mustafa kishte prapa vetes Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit nga KQZ-ja. I ballafaquar me injorancën e tij, Kurti me inat kishte refuzuar.

Kjo e kishte çuar drejt një oferte e cila natyrshëm do të refuzohej. Praktikisht i kishte kërkuar Mustafës që VV-ja e tij të merrte një ministri shtesë, hua, e cila s’iu takonte nga marrëveshja për ndarjen e ministrive – duke mos i dhënë kështu garanci se do ta votonin presidentin më 2021. Natyrisht, Mustafa refuzoi.

Por, ai e befasoi opinionin publik duke i bërë një kundër-ofertë Kurtit: nëse nuk pranon ofertën që fut brenda garancinë e VV-së për president [një ministri], atëherë ai deklaroi se LDK-ja do ta votonte edhe kryetarin e Kuvendit, por edhe qeverinë e tij.

Duke qenë edhe një herë i trullosur nga lëvizjet e mprehta të z.Mustafa, Kurti kishte bërë një veprim që praktikisht e minonte progresin e bërë në negociata ndër-partiake mes të dyja partive. Edhe atë të grupit punues të Vetëvendosjes. Edhe atë të vetë Glauk Konjufcës, i cili gjatë këtyre muajve kishte qenë tepër i kujdesshëm dhe konstruktiv në takime me LDK-në.

Në ditën e seancës konstituive, Kurti me një inat të dukshëm u çua në foltore të Kuvendit të Kosovës dhe propozoi z.Konjufca për kryetar të Kuvendit. Edhe LDK votoi krahas VV-së. Por, nuk votoi z.Konjufca, demonstrativisht, për të treguar se në fakt lideri i tij i partisë po ngutej, ishte krejt i papjekur, dhe nuk po arrinte të kontrollonte dëmet nga pësimet e shkaktuara prej LDK-së.

Një natë më vonë, ishte Vjosa Osmani në një studio televizive. Natyrshëm, ajo mbrojti plotësisht pozicionin e LDK-së duke treguar se fajin për mos-arritjen e marrëveshjes e kishte në fakt Lëvizja Vetëvendosje. Kjo bëri që menjëherë ‘ushtarët’ e z.Kurti ta fyenin me fjalë të rënda, siç ndodh zakonisht.

Menjëherë më pas, Kurti refuzoi dy ftesa të presidentit Thaçi për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Pikërisht mbrëmë, ndërkohë, një anëtar i Nismës Socialdemokrate me emrin që tashmë autori i këtij teksti e ka harruar, në një formë e kërcënoi Albin Kurtin me vrasje. Natyrisht, kërcënimi nuk ishte direkt por megjithatë fjala vrasje u përmend. Argumenti i tij merrte një referencë historike: vrasjen e presidentit John F. Kennedy. Ky i fundit – pretendonte i harruari – ishte vrarë nga shteti edhe pse duhej nga populli. E prandaj, një gjë e tillë mund t’i ndodhte edhe Albinit. Natyrisht, Kennedy është vrarë nga një qytetar amerikan me emrin Lee Harvey Oswald, dhe nuk ka asnjë provë që lidh shtetin amerikan me vrasjen e presidentit të zgjedhur. Në anën tjetër, këto fjalë mund të cilësohen si kërcënim vetëm nëse personi në fjalë identifikon veten me shtetin. E Nisma, është thjesht një parti e vogël dhe e papërfillshme parlamentare.

Pas dy ditësh do të nis një vit dhe një dekadë e re. Periskopi iu uron shumë mbarësi duke iu garantuar për raportime cilësore!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?