Kurti: Martesa me LDK-në do të jetë shumë e kollajshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë i ftuar te emisioni i gazetares Jeta Xharra në televizionin publik. Ai ka thënë se qytetarët kanë vendosur që partia e tij të bëj koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Nuk ka këtu kurrfarë aritmetike, qytetari ka vendosur që t’i çojë në opozitë partitë e deridjeshme në […]
Ai ka thënë se qytetarët kanë vendosur që partia e tij të bëj koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Nuk ka këtu kurrfarë aritmetike, qytetari ka vendosur që t’i çojë në opozitë partitë e deridjeshme në pushtet, e në pushtet partitë e deridjeshme në opozitë,” – ka thënë z.Kurti, përcjell Periskopi.
Më tej, z.Kurti ka deklaruar se ka pasur koncesione në programin e partisë së tij në mënyrë që të dakordoheshin me LDK-në.
Gazetarja Xharra i shtroi një pyetje krejtësisht triviale z.Kurti, duke i thënë se si po merret vesh me dikë “që mund të ishte babai i tij”, pas së cilës Kurti tha se kjo nuk ishte çështje moshe por çështje karakteri partish.
“Thonë që nëpër dasma kurorëzimi është i lehtë e martesa e vështirë. Në rastin tonë (me LDK-në), kurorëzimi do të jetë i vështirë, e martesa do të jetë e lehtë.” – tha më tej ai. /












