Kurti: Kemi një gur në rrugë, me urimet e Don Lush Gjergjit do të arrijmë rezultatet me LDK’në

Kandidati për kryeministër nga VV’së, Albin Kurti sot në një deklaratë për media pas ceremonisë me rastin e Krishtlindjes në Prishtinë, ka thënë se marrëveshja me LDK’në është drejt fundit, por që përpara kanë një pengesë, raporton Periskopi. ‘’Jemi kah fundi në këtë rrugë, kemi një gur në rrugë, nuk është as shkëmb e as […]
‘’Jemi kah fundi në këtë rrugë, kemi një gur në rrugë, nuk është as shkëmb e as guralec por me urimet e mira të Don Lush Gjergjit, me punën tonë të përbashkët, besoj që do të arrijmë rezultatet. Kur t’i kemi rezultatet konkrete, do t’i bëjmë menjëherë publike ato. Do t’ia lëmë këtij procesi që ta ketë rrjedhën e vetë’’, ka thënë Kurti.
Tutje ai ka shtuar se më shumë se të gjithë kanë dëshirë të arrihet marrëveshja, ndërkohë që kontakti me Isa Mustafën nuk ndalet.
‘’Të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të mbarë Kontaktet, komunikimet takimet, nuk ndalen dhe vazhojnë. Edhe sot kemi kontaktu, edhe dje edhe nesër. Lajm nuk janë takimet e bisedat, por rezultatet të cilat po i presim edhe më me dëshirë se sa ju’’/PERISKOPI/












