Kurti fyen LDK-në: Kanë një figurë fantome për President

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur në emisionin Jeta në Kosovë edhe për mosmarrëveshjet me Lidhjen Demokratike të Kosovës sa i përket pozitës së presidentit. Ai ka sulmuar këtë parti për paqartësi. “I kam pyetur tre njerëz në LDK se a doni të bëheni president, dhe që të tre më thanë jo.” – tha Kurti. […]
Ai ka sulmuar këtë parti për paqartësi.
“I kam pyetur tre njerëz në LDK se a doni të bëheni president, dhe që të tre më thanë jo.” – tha Kurti.
Më pas, gazetarja Xharra i përmendi emrat e Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit, dhe insistoi për emrin e tretë që e kishte mohuar mundësinë që të bëhej president, shkruan Periskopi.
Kurti ka thënë se LDK-ja e do dikë të panjohur, dhe ka shtruar mundësinë që kjo çështje të mos ishte diskutuar fare në kryesinë e partisë me të cilën duan të bëjnë koalicion.
Deri më tash është menduar se z.Mustafa ishte i nominuari i LDK-së për këtë pozitë. /Periskopi












