Kultura i jepet minoriteteve? Shpërthejnë reagimet ndaj VV-së dhe LDK-së

Kultura i jepet minoriteteve? Shpërthejnë reagimet ndaj VV-së dhe LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje siç raporton Klan Kosova kanë vendosur që Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit t’i jepet komuniteteve. Edhe pse nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare për ndarjen e ministrive, duket se Ministria e Kulturës do t’i takojë minoritetit turk, shkruan Periskopi Mirëpo ndarja e kësaj ministrie për minoritetet ka ngjallur […]

Mirëpo ndarja e kësaj ministrie për minoritetet ka ngjallur reagime ndaj LDK’së dhe VV’së të cilat po synojnë që të arrijnë marrëveshje për të qeverisur vendin.

Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka shkruar në Facebook se MKRS nuk duhet t’i ndahet komuniteteve pakicë, dhe se sipas tij VV dhe LDK me këtë veprim nënçmojnë trashigimin njerëzore.

“Vërtet këtë vend e ka braktisë shpresa

Pse Ministrinë e kulturës VV e LDK ua lânë komuniteteve pakicë?
E para, pse ka fare pak bugjet e zyret i kanë mbushë ‘full’ me militantë partiakë, kushdo që e ka drejtu këtë ninistri dhe e dyta, këta tipa e nënçmojnë çdo gjâ që trashëgimia njerëzore e cilëson si kulturë shpirtnore, sikur i nënçmojnë e nënvlerësojnë pakicat etnike!?”, ka shkruar Matoshi.

Po ashtu për këtë ka reaguar edhe profesori universitar, Blerim Latifi duke ironizuar se ministria e Kulturës do t’i takojë komunitetit turk.

“Punë e kryer qenka: Kosova Demokratik Türk Partisi, do ta drejtoj Ministrinë e Kulturës!”, ka shkruar Latifi.

Gjithashtu edhe analisti Shkëlzen Maliqi në Klan Kosova ka thënë se ndarja e Ministrisë së Kulturës për minoritetet tregon se ajo është flijuar pasi vëmendja e Vetëvendosjes dhe e LDK-së është te ministritë që kanë më shumë pushtet dhe para.

“Kultura gjithë kohën ka qenë e neglizhuar dhe s’ka qenë prioritet. Të gjithë ministrat kanë qenë të dobët apo të dorës së dytë. Edhe kur kanë qenë disa që kanë pasë ambicie s’kanë pasë mundësi veprimi me buxhetin që e kanë pasë. Tash pa dhimbje e kanë dorëzuar”.

“Kjo me Ministrinë e Kulturës ka mbetur si njëlloj pazari i fundit ku nuk kanë dashur t’ia japin partisë tjetër ndonjë më të rëndësishme dhe e kanë flijuar Kulturën”, ka thënë ai.

Ndryshe, VV dhe LDK janë pajtuar që të zvogëlojnë numrin e ministrive në 12 sosh, duke i ndarë 2 ministri për pakicat, një për serbët dhe një për minioritetet tjera./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?