Kthimi i emrit të vjetër të Maqedonisë së Veriut, Zaevi kërkon sqarime nga VMRO-ja

Kthimi i emrit të vjetër të Maqedonisë së Veriut, Zaevi kërkon sqarime nga VMRO-ja

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkon nga VMRO-DPMNE-ja t’i tregojë qytetarëve se si do ta shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës. Zaev tha se oponenti i tij politik është i gatshëm për një gjë të tillë, por një vendim i tillë do ta kthente vendin në izolim. I pari i Qeverisë thotë se mos respektimi […]

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkon nga VMRO-DPMNE-ja t’i tregojë qytetarëve se si do ta shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës.

Zaev tha se oponenti i tij politik është i gatshëm për një gjë të tillë, por një vendim i tillë do ta kthente vendin në izolim. I pari i Qeverisë thotë se mos respektimi i paktit me Greqinë do ta nxjerr humbës Mickoskin në zgjedhjet e 12 prillit.

Nuk dyshoj aspak se me ardhjen e VMRO-DPMNE-së do të prishte marrëveshja. Do të bëjnë gjithçka për ta prishur marrëveshjen, por duhet t’i tregojnë sinqerisht qytetarëve se ai veprim do të na kthej mbrapa në vite, do të na prish me fqinjës, do të ndikojë në ekonomi dhe rajon. Po, Mickoski po erdhi në pushtet do ta prish marrëveshjen me Greqinë madje edhe atë me Bullgarinë, por për këtë arsye nuk do të vjen në pushtet- deklaroi Zoran Zaev.

VMRO-DPMNE-ja mbron qëndrimin e liderit të partisë. Sipas tyre, abrogimi i Marrëveshjes me Greqinë nuk është qëndrim personal i Mickoskit por i gjithë VMRO-së dhe qytetarëve.

“Gjithsesi se është qëndrim i partisë. Mos prisni që diçka që thotë Mickoski të mos ketë pëlqimin e partisë. Për këtë kemi diskutuar, kemi marr qëndrim dhe nuk shmangemi. VMRO-DPMNE-ja nuk jemi sikur ata që janë të njohur në publik për ndryshimin e qëndrimeve çdo ditë- tha Igor Janushev”, tha  Sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Lideri i opozitës maqedonase deri tani në disa prononcime ka përsëritur qëndrimin se me ardhjen e partisë së tij në pushtet do të kthehet emri i vjetër kushtetues.

LSDM-ja një gjë të tillë e ka vlerësuar si dëshmi për aspiratat anti-Evropiane të VMRO-DPMNE-së, ndërsa partitë politike shqiptare njëzëri janë shprehur se janë kundër abrogimit të Marrëveshjes së Prespës dhe se çdo subjekt që synon një veprim të tillë nuk mund të llogarit për partneritet qeveritar asnjë parti shqiptare./alsat/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?