Kryeziu: Ligjin për Paga VV e LDK po e shfrytëzojnë kinse si tendencë për nxitje së trazirave kundër formimit të Qeverisë

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, thotë se Ligji për Paga ka kaluar pa votat e LVV-së dhe LDK-së ndërsa vendimi I Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e këtij ligji do të duhej të përshëndetej nga këto dy parti. Sipas Kryeziut, LDK e LVV vendimin e Kushtetueses po e trajtojnë si tendencë në favor të nxitjes […]
Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, thotë se Ligji për Paga ka kaluar pa votat e LVV-së dhe LDK-së ndërsa vendimi I Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e këtij ligji do të duhej të përshëndetej nga këto dy parti.
Sipas Kryeziut, LDK e LVV vendimin e Kushtetueses po e trajtojnë si tendencë në favor të nxitjes së trazirave kundër formimit të Qeverisë së re.
“Tani n’vend se ta urojnë gjykatën kushtetuese për pezullimin e ligjit, zyrtare te këtyre partive po e akuzojnë si institucion te ndikuar politikisht dhe vendimin e saj po e trajtojnë si tendence ne favor te nxitjes se trazirave e kundër formimit te qeverise se re”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Postimi i plotë i Kryeziut:
Ligjin per paga nuk e kane votuar as VV- ja e as LDK-ja, ka kaluar pa votat e tyre.
Tani n’vend se ta urojne gjykaten kushtetuese per pezullimin e ligjit, zyrtare te ketyre partive po e akuzojne si institucion te ndikuar politikisht dhe vendimin e saj po e trajtojne si tendence ne favor te nxitjes se trazirave e kunder formimit te qeverise se re.
VV-ja dhe LDK-ja, duhet ta kuptojne se s’jane opozite edhe deshtimi i marreveshjes per koalicion qeverises eshte faj edhe pergjegjesi e tyre.












