Kryeziu kritikon VV’në e LDK’në për mos arritje të marrëveshjes: Me mungesë kreativiteti politik kërkonin zgjedhje

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar VV’në dhe LDK’në për zvarritjen e arritjes së marrëveshjes dhe formimin e Qeverisë së re, transmeton Periskopi. Kryeziu ka shkruar në Facebook se këtody parti me mungesë kreativiteti bënin kërkesa për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se ishin për konsum ditor. VV dhe LDK nuk arritën […]
Kryeziu ka shkruar në Facebook se këtody parti me mungesë kreativiteti bënin kërkesa për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se ishin për konsum ditor.
VV dhe LDK nuk arritën ndonjë marrëveshje as sonte, edhe pse për më shumë se dy orë qëndruan të mbyllur duke diskutuar në Kuvend.
Ja reagimi i Kryeziut:
Rezultatet e 6 tetorit krijuan nje situate te re politike, por spektakli per formimin e koalicionit VV-LDK ka filluar te merr karakter te situatave te vjetra politike.
Po i afrohemi periudhes tre mujore nga dita e zgjedhjeve, e takimet mes ketyre dy subjekteve percillen me zvarritje, perplasje edhe pa marrevshje per te bashkeqeverisur.
Kerkesat per zgjedhje te parakoheshme menjehere mbas fillimit te qeverise Haradinaj, po nga keto dy subjekte politike, po duket se ne mungese te kreativitetit politik, kane qene deklarata e parulla politike per konsum ditor, me shume se sa angazhim per harmonizim te vlerave e pergjegjesive per udheheqje me vendin./PERISKOPI/












