Kryeministri rus për sanksionet amerikane: Punë e madhe!

Kryeministri rus për sanksionet amerikane: Punë e madhe!

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se projekti i gazit “Nord Stream 2” mund të shtyhet për disa muaj për shkak të sanksioneve të reja amerikane, por se nuk ka asgjë katastrofale në këtë situatë. “Sigurisht se do ta përfundojmë ndërtimin e gazsjellësit. Gazprom-i ka mundësi alternative për ta shtrirë atë. Do të marrë […]

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se projekti i gazit “Nord Stream 2” mund të shtyhet për disa muaj për shkak të sanksioneve të reja amerikane, por se nuk ka asgjë katastrofale në këtë situatë.

“Sigurisht se do ta përfundojmë ndërtimin e gazsjellësit. Gazprom-i ka mundësi alternative për ta shtrirë atë. Do të marrë pak më shumë kohë, por kjo s’është punë e madhe”, tha kryeministri rus.

“Nuk ka asgjë katastrofale për sanksionet, sidomos duke e marrë parasysh faktin që ne tashmë e kemi arritur një marrëveshje me ukrainasit për transitin”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi sanksione kundër gazsjellësit rus të premten e kaluar, duke bërë që një kompani e madhe ta ndërpresë punën në këtë projekt.

Projekti që ka kushtuar 11 miliardë dollarë është pranë përfundimit dhe analistët kanë shprehur dyshime nëse sanksionet e vona do të ndikojnë në ndaljen e zbatimit të tij.

Sipas kompanisë që është duke e ndërtuar këtë gazsjellës, kanë mbetur edhe 160 kilometra përgjatë Detit Baltik që projekti me 2460 kilometra të përfundohet.

Ky projekt pritet ta rrisë varësinë e Evropës ndaj gazit rus, ndonëse analistët thonë se Evropa do të duhej ta zvogëlonte këtë varësi.

Moska i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për përpjekjet që ta bllokojë gazsjellësin rus me qëllim të rritjes së shitjeve të gazit amerikan në Evropë, shkruan “Free Europe”,

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?