Kryediplomati sllovak i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi?

Kryediplomati sllovak i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi?

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka paralajmëruar se shefi i ri i diplomacisë evropiane, Josep Borell, do të emërojë kryediplomatin sllovak, Mirsolav Lajcak, në pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Selimi këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në profilin e tij në […]

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka paralajmëruar se shefi i ri i diplomacisë evropiane, Josep Borell, do të emërojë kryediplomatin sllovak, Mirsolav Lajcak, në pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Selimi këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter, shkruan lajmi.net.

Ai është shprehur se ka marrë vesh nga 3 burime të ndryshme diplomatike të afërta me Joseph Borell se do të jetë pikërisht Miroslav Lajcak, i Dërguari i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi.

“Kam dëgjuar nga tri burime të ndryshme që Josep Borell është duke e konsideruar seriozisht emërimin e Miroslav Lajcak si emisar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ministri Lajcak është i pëlqyeshëm, por nuk mendoj që një i dërguar special duhet të vijë nga një shtet jo-njohës”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në Twitter.

Se BE-ja duhet të emërojë një Përfaqësues Special për dialogun Prishtinë-Beograd e kishte thënë edhe deputeti i CDU-së, Peter Beyer, gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë nga selia e LDK-së.

“Me z.Palmer kemi kontakte të vazhdueshme. Jemi takuar disa herë në Washington, madje një herë rastësisht edhe në Prishtinë. Palmer e njeh rajonin, dhe është vërtetë një lajm i ri që ai është emëruar si përfaqësues special për rajonin. Mirëpo nuk e di çfarë të mira do të na sjellë ky emërim. Por pavarësish kësaj mendoj që edhe Bashkimi Evropian duhet ta emërojë një përfaqësues të veçantë sa i përket dialogut Serbi-Kosovë, i cili me një ekip të veçantë do të kontribuonte në mënyrë të sinqertë dhe në aspektin konstruktiv që të vazhdohet dialogu”, kishte thënë Beyer në konferencën për media.

Deri më tani, të Emëruar të Posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi kanë dërguar vetëm Shttet e Bashkuara të Amerikës. Matthew Palmer është emëruar nga Departamenti i Shtetit në anën tjetër, presidenti Donald Trump ka zgjedhur ambasadorin Richard Grenell në pozitën e emisarit për dialogun Kosovë – Serbi.

Në mediat serbe dhe të huaja ditëve të fundit është raportuar se edhe Franca synon të dërgojë një emisar të saj për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?