Krasniqi për takimin Sveçla-Gjuriq: Shumë shpejt po iu hiqet maska këtyre hipokritëve

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas fotografisë së publikuar ku shihej Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje i ulur në një tavolinë me Marko Gjuriq. Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook e quan ‘’takim për kafe’’ dhe nëse një takim do të mbahej me këdo që nuk i përket VV-së, do të cilësohej […]
Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook e quan ‘’takim për kafe’’ dhe nëse një takim do të mbahej me këdo që nuk i përket VV-së, do të cilësohej si tradhti.
Tutje, ai thotë se VV-së po i del maska më shpejtë se sa që e prisnin.
Shkrimi i plotë:
Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin – i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhëti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre.
Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çkado që bëjnë të tjerët është “tradhëti ndaj popullit”.
E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç’e prisnim ?












