Kosova ende pa targa të unifikuara të automjeteve

Kosova ende pa targa të unifikuara të automjeteve

Njëmbëdhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk ka unifikuar targat e automjeteve. Përveç targave “RKS”, në vend, legalisht përdoren edhe ato “KS”, të cilat përdoreshin para shpalljes së pavarësisë. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se janë mijëra vetura me targa “KS” dhe se nëse nuk merret një vendim ndryshe, targat “KS” do […]

Njëmbëdhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk ka unifikuar targat e automjeteve. Përveç targave “RKS”, në vend, legalisht përdoren edhe ato “KS”, të cilat përdoreshin para shpalljes së pavarësisë.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se janë mijëra vetura me targa “KS” dhe se nëse nuk merret një vendim ndryshe, targat “KS” do të vazhdojnë të jenë në qarkullim.

Mentor Veseli, për katër vite, veturën e tij e drejtoi më targat e Republikës së Kosovës – RKS, por telashet që po shkaktohen në kufirin me Serbinë, bën që ai përsëri të pajiset me targat e mëhershme “KS”, të cilat ndryshe nga ato “RKS”, janë të pranueshme nga Serbia.

“Me herët i kam pasur RKS, por qe tri vjet i kam heq. I kam vendos KS. Më bie të udhëtoj prej Kosovës nëpër Serbi, për të kryer punë në shtete të tjera, po duhet t’i heq targat. Po, është e mundimshme kjo far puna, hiq e vendos targat provë. Edhe i kam vendos targat KS”, tha Veseli për Radio Kosovën.

Megjithëse Kosova dhe Serbia, janë pajtuar në Bruksel për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të dy shteteve, kosovarët që shkojnë apo kalojnë transit nëpër Serbi, janë të detyruar të mbulojnë targat “RKS” dhe të pajisen me targa “prova”.

Kjo, ka bërë që shumë kosovarë të heqin targat “RKS” dhe të pajisen përsëri me ato “KS”.

Ariana Podrimaj, nga Zyra për informim në Ministrisë e Punëve të Brendshme, i tha Radio Kosovës se vetëm këtë vit, me targa “KS” janë pajisur rreth 5 mijë vetura.

“Bazuar në sistemin elektronik të regjistrimit të automjeteve, numri total i automjeteve aktive me targa “KS” është 41 mijë e 421. Të regjistruara me “KS” nga janari deri më tani janë 4 mijë e 746 automjete. Mjetet me traga “KS” regjistrohen sipas marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë”, tha ajo.

Podrimaj tha se automjetet me targa “KS” regjistrohen në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë dhe se do të jenë legale deri në një vendim tjetër.

Disa herë është përfolur mundësia e vendosjes së reciprocitetit me Serbinë, por kjo nuk ka ndodhur. Radio Kosova ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje, se pas formimit eventual të qeverisë Kurti, a do të vendosin reciprocitet për fqinjin verior, por, për këtë nuk ka marrë një përgjigje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?