Koreja e Veriut vazhdon sulmet ndaj Trumpit

Koreja e Veriut para disa ditësh ka paralajmëruar një ‘dhuratë’ për Krishtlindje për SHBA-të, ndërsa ka rifilluar sulmet e saj verbale ndaj Presidentit Trump, pasi ky i fundit e kërcënoi me veprim ushtarak. Kujtojmë që Korea, në vitin 2017 e quajti Trumpin një matuf, që do të thotë i vjetër dhe i dobët. Por […]
Koreja e Veriut para disa ditësh ka paralajmëruar një ‘dhuratë’ për Krishtlindje për SHBA-të, ndërsa ka rifilluar sulmet e saj verbale ndaj Presidentit Trump, pasi ky i fundit e kërcënoi me veprim ushtarak.
Kujtojmë që Korea, në vitin 2017 e quajti Trumpin një matuf, që do të thotë i vjetër dhe i dobët.
Por fjalori i Oksfordit e përcakton fjalën (Dotard) si “një person, aftësitë mendore të të cilit janë të dëmtuara, konkretisht, një person intelekti ose mirëkuptimi i të cilit është i dëmtuar në pleqëri”.
Trump dhe Kim Jong Un u takuan në Singapor në qershor 2018, dhe në Vietnam në shkurt të këtij viti, që synonin denuklearizimin. Por bisedimet kanë ngecur që prej asaj kohe, dhe përkundër një takimi tjetër në zonën e demilitarizuar (DMZ) që ndan Korenë e Veriut dhe Jugun në Qershor, Veriu ka rifilluar testimin e raketave balistike me rreze të shkurtër, përcjell Periskopi.
Në muajt e fundit, gjuha armiqësore është rikthyer.
Peniani i ka vendosur Uashingtonit një afat të fundvitit për t’i pranuar kërkesat e tij, dhe ka thënë se do të ndërmarrë një ‘hap të ri’ nëse kjo nuk ndodhë.












