Konjufca tregon se kur filluan përplasjet mes VV’së dhe LDK’së

Glakuk Konjufca nga radhët e VV’së në “Debat Plus” ka folur rreth mos arritjes së marrëveshjes ndërmjet LDK dhe VV’së. Sipas Konjufcës VVja ka lëshuar mjaftë shumë pe në këto bisedime, përcjell Periskopi. Sipas tij gjithçka kishte shkuar në fillim mirë, deri në takimin kur e kishin Kurti-Mustafa, për ndarje të posteve. “Aty së pari […]
Glakuk Konjufca nga radhët e VV’së në “Debat Plus” ka folur rreth mos arritjes së marrëveshjes ndërmjet LDK dhe VV’së.
Sipas Konjufcës VVja ka lëshuar mjaftë shumë pe në këto bisedime, përcjell Periskopi.
Sipas tij gjithçka kishte shkuar në fillim mirë, deri në takimin kur e kishin Kurti-Mustafa, për ndarje të posteve.
“Aty së pari ata biseduan për principin e zgjedhjve. Mustafa ka insistu i pari me zgjedhë dhe ka zgjedhë. Konstrktiviteti i VV është më se i jostifikushme. Kjo ka ndodh kur kemi shku nëndarjen e përgjegjësive. E para është konsesion i madh që me ja leju partnerit me zgjedhë i pari. LDK kurr nuk ka bë gara për kryeministër pas 6 tetorit. Urimi i fitores ka ndodh ndaj neve ka ndodh sapo janë çertifikuar zgjedhjet. Edhe pjesa e programit politikë ka ecë shpejtë ato takime, dhe pastaj ka ndodh ky takimi i Kurti-Mustafa dhe aty ka ndodhë kompromisi qe Kurti ja ka ofru zgjedhjen i pari i dyta ka qenë ndarja e barabartë e ministrive”, tha Konjufca./Periskopi












