Konjufca: S’ka marrëveshje, takimet vazhdojnë

Glauk Konjufca nga VV’ja në një deklaratë për media tha se as sot nuk ka marrëveshje në mes të LDK-VV. Sipas tij këto dy parti janë dakorduar që të intensifikojn takimet ndërmjet tyre, përcjell Periskopi Konjufca tha se të dy partitë janë afër një marrëveshje dhe planifikohet të arrihet para datës 26. “Pikërisht që i […]
Sipas tij këto dy parti janë dakorduar që të intensifikojn takimet ndërmjet tyre, përcjell Periskopi
Konjufca tha se të dy partitë janë afër një marrëveshje dhe planifikohet të arrihet para datës 26.
“Pikërisht që i kemi shtru të gjitha opsionet e mundshme, pikërisht që kemi pa një avancim drejt një marrëveshje, u pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta dhe i vazhdojmë ku i lamë sonte, ku nesër jemi dakorduar që të vazhdojmë. Ky takim nuk do të ndodhte po të mos kishte dakordim, ne jemi të pakënaqur me ndërrimin e datës sepse për këtë nuk ka biseduar me askënd presidenti, as me VV e as me LDK. Ne kemi dyshime tona qysh është ndërru kjo datë dhe ne kemi dëshirë me ditë se cilat janë partitë. Ne jemi të bindur që deri met 26 do të arrihet. Ne kemi folur për shumë pika, nuk mund të përgjigjem rreth presidentit” tha Konjufca.












