Konjufca nënkupton se edhe Rugova ishte president dëmtues i Kosovës

Deputeti i dytë më i votuar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur gjerësisht për çështjen e cila po ndan partinë e tij me LDK-në nga bërja e marrëveshjes: presidentin, transmeton Periskopi. Ai ka deklaruar se plani A dhe më ideali i mundshëm i partisë së tij ishte zgjedhja e një presidenti jopartiak e konsensual, dhe […]
Ai ka deklaruar se plani A dhe më ideali i mundshëm i partisë së tij ishte zgjedhja e një presidenti jopartiak e konsensual, dhe i cili nuk do t’i takonte LDK-së.
Konjufca ka deklaruar se edhe nëse ia ofrojnë LDK-së pozitën e presidentin, ndodh ajo që ka ndodhur deri tash në Kosovë.
‘’Kur si natyrshëm themi se presidenti u takon LDK, më së shumt dëmtohet Kosova, jo VV. Ata mund të dallojnë për nga respekti, autoriteti.Ky nuk do të ishte versioni më i mirë i mundshëm për Kosovën’’.
“Prej vitit 2001, dy partitë më të mëdha e kanë zgjedhur gjithnjë presidentin.” -deklaroi ai.
Iu kujtojmë se për dallim nga Vetëvendosje që vazhdon të ketë qëndrim të paqartë, LDK-ja kërkon që presidenti t’i takojë kësaj partie.
Vetëvendosje po ashtu nuk ka përmendur ndryshimin e formës së zgjedhjes së presidentit të ri, dhe e cila është forma e vetme me të cilën mund të kishim president që do të zgjidhej direkt nga populli./PERISKOPI/












