Konjufca: LDK-ja po mendon se po bëjnë pazar, se janë të pazëvendësueshëm dhe po na kushtëzojnë

Glauk Konjufca i VV-së duke folur për takimin mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës tha se nëse LDK-ja mendon se mund të na kushtëzoj, atëherë mund të shkojmë në zgjedhje, përcjellë Periskopi. Ai tha se ata po i kushtëzojnë dhe se po mendojnë se janë fitues të zgjedhjeve, duke shtuar se ata po duan të […]
Ai tha se ata po i kushtëzojnë dhe se po mendojnë se janë fitues të zgjedhjeve, duke shtuar se ata po duan të bëjnë edhe pazare.
“Për mua dhe këtë shpjegojani çdo shkencëtari të shkencave politike, dhe thoni çka i bjen kjo, ata do të thonë se kjo parti politike nuk e paska kuptu rezultatin e 6 tetorit. Veprojnë se sillen si 6 tetori mos me pasë ndodhë ata mendojnë se janë të pazëvendësueshëm dhe ky mendim nuk është i shëndetshëm. Ne kryeparlamentarin mund ta diskutojmë, por presidentin pse nuk e kuptojmë, pse duhet me diskutu”, tha Konjufca në T7.
Ai tha se pas një ore negociata mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, pasi që të gjitha proceset tjera u diskutuan, atëherë u përmend edhe puna e Presidentit dhe aty u zhgënjye Albin Kurti ku u mundua t’ia shpjegoj Isa Mustafës se kjo nuk do të duhej të diskutohej.
“Kur është përmend kjo çështje, Albin Kurti ia ka shpjeguar pak a shumë qysh po e shpjegoj unë, me njëfarë habie pse po diskutohet kjo, dhe ai e ka kushtëzuar Albin Kurtin në njëfarë mënyre. LDK ka thënë tërësisht ministritë e barabarta, dy pozitat kryesore dhe të zgjedh vet i pari ministritë. Për një orë është zgjedh gjithçka, 5 ministri për LDK e VV, edhe janë nda, ata e kanë marrë ministrinë e brendshme. Kur LDK ka thanë që për këtë punën e Presidentit të gjitha këto tjerat bien në ujë, atëherë ka qenë befasi. Jemi pajtu deri në atë pikë që me ia dhanë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa erdhi te kjo”, tha Konjufca. /PERISKOPI












