Konjufca ia numëron LDK’së pesë kompromiset e tyre: Nuk po e shoh të njëjtën nga ata në pikën ku kemi ngec

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka numëruar kompromiset që sipas tij janë bërë me LDK’më, e që thotë se duhet vlerësuar nga kjo part, transmeton Periskopi. ‘’Shtatë takime për vijat e trasha të programit dhe pastaj ky takimi vetëm ata dy dhe aty ka ndodh kompromisi i parë i VV që Albini ia ka ofru LDK […]
‘’Shtatë takime për vijat e trasha të programit dhe pastaj ky takimi vetëm ata dy dhe aty ka ndodh kompromisi i parë i VV që Albini ia ka ofru LDK zgjedhjen e parë. Kompromisi i dytë ndarja e barabartë e ministrive i cili duhet të vlerësohet. Në Gjermani i kanë të ndara 9 me 6. Kompromisi i tretë ka qenë që zv kryeministri i parë i takon LDK, i katërt që ta negociojmë edhe kryeparlamentarin, e që sipas Kushtetutës i takon fituesit të zgjedhjeve, i pesti gjenoriziteti sa i përket programit të VV’së, akomodimi i programit te LDK’së. Këto kompromise s’kanë qenë të vogla’’, ka thënë ai sonte në Debat Plus.
‘’Nuk po shoh kompromis substancial të LDK në pikën ku kemi ngec’’, ka thënë ai./PERISKOPI/












