Konjufca e pranon Vjosa Osmanin si presidente: Nuk do t’i bënte keq Kosovës

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje beson që Vjosa Osmani e LDK’së do ta mbante mirë pozitën e presidentit, transmeton Periskopi. Megjithatë një gjë e tillë mund të mendohet sipas tij veç nëse kalojnë në planin B, pasi plani A nuk parasheh që çështja e presidentit të negociohet njëherë me LDK’në. ‘’VV nuk ka kurrfarë problemi […]
Megjithatë një gjë e tillë mund të mendohet sipas tij veç nëse kalojnë në planin B, pasi plani A nuk parasheh që çështja e presidentit të negociohet njëherë me LDK’në.
‘’VV nuk ka kurrfarë problemi me emrin e Vjosa Osmanit si presidente të Kosovës në kuptimin e as që besoj që do të performonte. Presidenti i ka dy anë. Është e rëndësishme nga vjen ai por edhe momenti kur ai e con dorën dhe hyn në betimin me vepru sipas kompetencave të Kushtetutës’’,ka thënë ai.
‘’Nëse Vjosa Osmani si personalitet i skenës politike vjen në këtë pozitë, e bën betimin, a do ti përmbushte me nder këto komptenca sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Unë do të thoja po, krejt në fund të fundit është besimi. Unë mund të besoj që po dhe nuk do t’i bënte keq Kosovës’’/PERISKOPI/












