Konjufca: Dy takimet e fundit nuk kanë pasur shijen e mirë për bashkëpunim

Glauk Konjufa ka folur edhe rreth mesazhit të Isa Mustafës që ia ka dërguar VV’së duke I thënë se po presim ndonjë mesazh nga VV’ja për takimin e radhës. Glauk Konjufca nga VV’ja tha se dy takimet e fundit ndërmjet liderëve të këtyre partive nuk kishte shije shumë të mirë. Ai nuk ka cekur ndonjë […]
Glauk Konjufca nga VV’ja tha se dy takimet e fundit ndërmjet liderëve të këtyre partive nuk kishte shije shumë të mirë.
Ai nuk ka cekur ndonjë arsye se pse është duke ndodhur kjo shije në këto takime, por siç thotë ai në këto takime të gjata nuk po ka në fund pajtime, përcjell Periskopi.
“Me thënë të drejtën dy takimet e fundit nuk kanë pasur shijen e mirë për bashkëpunim, nuk ka qenë e mirë dhe e këndshme. Kemi ardhë të dy partitë në një pozicion të njëjtë. Në të gjitha ato që kemi diskutuar në fund e sheh një pozicion rigjid, e sheh një shije të hidhur,por jem duke i lën gjërat pak me pushu. Shije e pakëndshme, ke folë 3 orë nuk je pajtu, edhe prap mas ni takimi pozicioni i njëjtë çysh”, tha Konjufca në në Dukagjin/Periskopi.












