Kongresi votoi shkarkimin e Trumpit pasi abuzoi me pushtet: Çka do të ndodh tash?

Kongresi votoi shkarkimin e Trumpit pasi abuzoi me pushtet: Çka do të ndodh tash?

Presidenti Donald Trump u votua për t’u shkarkuar nga Dhoma e Përfaqësuesve ditën e mërkurë. Por, ai është ende president. Ajo çka pason është një gjykim n Senat në fillim të vitit të ardhshëm që mund ta heqë nga zyra, por natyrisht se kjo nuk do të ndodh. Çka ndodh tash? Folësja e Dhomës, Nancy […]

Presidenti Donald Trump u votua për t’u shkarkuar nga Dhoma e Përfaqësuesve ditën e mërkurë. Por, ai është ende president.

Ajo çka pason është një gjykim n Senat në fillim të vitit të ardhshëm që mund ta heqë nga zyra, por natyrisht se kjo nuk do të ndodh.

Çka ndodh tash?

Folësja e Dhomës, Nancy Pelosi, nuk do t’i dërgojë dy nenet e votuara nga mbrëmë për në Senat.

“Ky do të ishte qëllimi ynë, por do ta shohim se çka ndodh atje,” tha demokratja nga Kalifornia.

Disa progresivë kanë thënë se liderët demokratë nuk duhet të ndalojnë nenet derisa lideri i shumicës në Senat, Mich McConnel, një republikan nga Kentucky, të pajtohet me procedurat për gjykim për të cilat kanë bërë thirrje demokratët, dhe po ashtu derisa të pajtohet që Mick Mulvaney të dëshmojë.

Pelosi deklaroi se demokratët do ta merrnin vendimin “si grup” për këtë çështje, përcjell Periskopi nga CNN.

Në fakt, votimi që ndodhi mbrëmë dëshmoi se Trumpi nuk rrezikohet nga shkarkimi në Senat, pasi që partia e tij është unike, ndërkohë që Demokratët nuk janë. Kandidatja për nominimin e demokratëve si president, Tulsi Gabbard, nuk votoi as pro e as kundër mbrëmë.

Për më tepër, Senati kontrollohet nga Republikanët dhe nuk parashihet të ketë ngjarje dramatike që do të mund ta largonin z.Trump nga pozita e presidentit.

Iu kujtojmë se në shkurt 1999, Bill Clinton kishte fituar edhe pse Senati përbëhej nga një shumicë republikane, ndërkohë që ai vetë ishte demokrat.

Po ashtu, shumë analistë politikë kanë thënë se një gjë e tillë vetëm sa do t’ia shtojë gjasat z.Trump për ta mundur të nominuarin e demokratëve për president./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?