Konferenca e donatorëve për tërmetin, Macron: Mbahet në fund të janarit

Konferenca e donatorëve ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë do të mbahet në fund të janarit dhe kjo është konfirmuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para fillimit të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Macron bëri thirrje për të kontribuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e […]

Macron bëri thirrje për të kontribuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve ai e kish hedhur që më herët, në samitin e NATO-s në Londër.

“Do të flasim edhe për Shqipërinë. Do të doja të dërgonim një mesazh solidariteti për popullin shqiptar, do të doja që ne të merrnim përgjegjësinë për ti ndihmuar ata përmes organizimit të një konference donatorësh në fund të janarit. Ka pasur dhjetëra viktima dhe mijëra të pastrehë ndaj ne duhet të ndihmojmë ato familje dhe po ashtu të ndihmojmë edhe Shqipërinë që të rindërtohet”, ka deklaruar Macron.

Liderët e BE u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi një seri temash, mes të cilave, më lartë në agjendë do të jenë ndryshimet klimaterike dhe buxheti afatgjatë i Bashkimit Evropian. Ky është samiti i parë i BE i kryesuar nga Charles Michel, pasi ai u zgjodh president i Këshillit Evropian./tch

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?