Koalicioni VV-LDK si Pazar i Gjâve: Shoqet e Surroit kërkojnë që Vjosa Osmani të jetë kryeministre, jo Kurti

Publicistja e njohur kosovare dhe drejtoresha e Grupit medial Koha, Flaka Surroi, ka shkruar një kolumnë të re në lidhje me zhvillimet e fundit politike duke u fokusuar te marrëveshja ende e pafinalizuar mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për formimin e qeverisë së ardhshme. Zonja Surroi ka vazhduar fajësimin e LDK-së për mos-arritjen e marrëveshjes deri […]
Zonja Surroi ka vazhduar fajësimin e LDK-së për mos-arritjen e marrëveshjes deri më tash, ndërsa i ka dhënë një tjetër përkëdhelje partisë së z.Albin Kurti, Vetëvendosjes.
“Insistimi i LDK-së që ta mbrojë qëndrimin e vet duke thënë se kërkonte “balancimin e pozitave” të bën të mendosh se vërtet je në pazarin e gjâve, ku malli matet me kilogramë.” – shkruan ndër tjerash ajo.
Pjesa e mëposhtme është e bazuar në llafet që Surroi ka bërë me disa shoqe të saj, e për të cilat ka deklaruar se ishin mjaft të zhgënjyera dhe se nuk do të dilnin të votonin në zgjedhjet e ardhshme, përcjell Periskopi.
Njëra prej tyre – duke e lexuar situatën aktuale politike ku VV mori edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit – kishte propozuar zonjën Vjosa Osmani në krye të qeverisë si kryeministre, ndërkohë që Albin Kurtin si ministër të Punëve të Jashtme.
Për t’i lexuar idetë e tjera të shoqeve të znj.Surroi dhe llafet ‘politike’ të tyre, iu ftojmë që të klikoni KËTU.












