Kina: Do ta rishkruajmë Biblën dhe Kuranin, t’i bëjmë më të përshtatshme për ne

Kina do ta rishkruajë Biblën dhe Kuranin në mënyrë që të ‘reflektohet rreth vlerave shoqërore’, në kohën e përplasjeve mes grupeve fetare në vend, ka zbuluar një raport, shkruan Daily mail, përkthen Periskopi. Përkthimet e reja të Biblës dhe Kuranit sipas këtij raporti, nuk duhet të kenë përmbajtje që janë në kundërshtim me vlerat dhe […]
Kina do ta rishkruajë Biblën dhe Kuranin në mënyrë që të ‘reflektohet rreth vlerave shoqërore’, në kohën e përplasjeve mes grupeve fetare në vend, ka zbuluar një raport, shkruan Daily mail, përkthen Periskopi.
Përkthimet e reja të Biblës dhe Kuranit sipas këtij raporti, nuk duhet të kenë përmbajtje që janë në kundërshtim me vlerat dhe besimin e Partisë Socialiste.
Paragrafët që konsiderohen të gabushëm do të ‘ripërkthehen’, ka thënë një zyrtar i Partisë Komuniste, shkruan dailymail.
Duke mos përmendur specifikisht Biblën dhe Kuranin, ai ka thënë se partia e tij ka bërë thirrje ‘që vlerat gjithëpërfshirëse në fetë ekzistuese të përshtaten me kohën’.
Urdhëri është dhënë në nëntor, gjatë një mbledhje të Kimitetit për Punë Etnike dhe Fetare të Komitetit Kombëtar të Partisë Popullore, që merret më mbikëqyrjen e çështjeve fetare dhe etnike në Kinë. /Periskopi/












