Kina anulon taksat shtesë ndaj mallrave amerikane

Kina ka marrë vendim për ta anuluar zbatimin e disa taksave shtesë ndaj mallrave amerikane, të cilat ishin planifikuar për të hyrë në fuqi nga 15 dhjetori. Ky vendim erdhi pasi dy fuqitë më të mëdha ekonomike në botë arritën marrëveshje për fazën e parë të marrëveshjes tregtare. Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara gjithashtu do […]

Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara gjithashtu do t’i anulojnë taksat e planifikuara ndaj mallrave kineze në këmbim të rritjes së eksportit të prodhimeve bujqësore dhe produkteve të tjera amerikane në Kinë.

Taksat hakmarrëse të Kinës, të cilat ishin planifikuar për të hyrë në fuqi nga e diela, kishin për shënjestër prodhime të ndryshme amerikane, përfshirë misrin, grurin, veturat dhe pjesët e veturave.

Sidoqoftë, në njoftimin e komisionit për taksa doganore të Këshillit Shtetëror të Kinës thuhet se taksat e mëhershme ndaj mallrave amerikane do të vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Në këtë njoftim më tej thuhet: “Kina shpreson të punojë me Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e shqetësimeve dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy shteteve”.

Sipas negociatorit tregtar amerikan, Pekini është pajtuar që të blejë nga Shtetet e Bashkuara mallra shtesë në vlerë të 200 miliardë dollarëve gjatë dy vjetëve të ardhshëm, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?