Kili në flakë: Qindra shtëpi të kallura, evakuime masive ndërsa zjarri u ndez me qëllim

Të paktën 120 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret e pyjeve që po lëvizin me shpejtësi të madhe në qytetin kilen të Valparaisos, duke detyruar autoritetet që të ndërmarrin masa urgjente. Zjarri ka ndodhur në malet San Roque dhe Rocuant dhe është shpërndarë në dy vendbanime të varfra. Të gjithë zjarrfikësit e qytetit kanë shkuar në […]
Zjarri ka ndodhur në malet San Roque dhe Rocuant dhe është shpërndarë në dy vendbanime të varfra. Të gjithë zjarrfikësit e qytetit kanë shkuar në vend të ngjarjes.
Kryetari i qytetit, Jorge Shark, tha se zjarret ishin shkaktuar “me qëllim”. Nuk ka pasur deri tash ndonjë raportim për jetë të humbura, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Erërat e forta dhe temperaturat e larta po e rëndojnë edhe më shumë situatën.


Energjia elektrike është ndalur për më shumë se 90 mijë konsumatorë të zonës si një masë parandaluese. Dy shkolla janë kthyer në strehimore për banorët e prekur, që ishin detyruar të iknin në mes të festimeve për Krishtlindje.

Z.Sharp deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur në qytet, i cili është vetëm 102 kilometra larg kryeqytetit, Santiago, dhe se ishte “e qartë” se zjarret ishin shkaktuar nga dikush me qëllim.
Një video e postuar në mediat sociale shfaq një veturë afër të cilës fillon të ndizet zjarri. Prokurorët po hetojnë pamjet në fjalë./Periskopi
? Hemos solicitado que se investigue posible intencionalidad de nuevo incendio en #Valparaíso, que ha causado tanto daño. Vecinos grabaron y denuncian presencia de personas y vehículo justo cuando se provoca uno de los focos. Máximo rigor de la Ley de comprobarse la acusación. pic.twitter.com/VdObVo52Zw
— Francisco Chahuán (@chahuan) December 24, 2019












