Këto janë shtete që kanë refuzuar ceremoninë e Nobelit për shkak të admiruesit të Millosheviqit

Këto janë shtete që kanë refuzuar ceremoninë e Nobelit për shkak të admiruesit të Millosheviqit

Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel për këtë vit, për shkak të nobelistit Peter Handek i cili njihet si admiruesi i Sllobodan Millosheviqit, shkruan Periskopi. Në një njoftim në profilin e tij në Facebook, ministri i Jashtëm, njëherësh zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se […]

Në një njoftim në profilin e tij në Facebook, ministri i Jashtëm, njëherësh zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se Kosova do ta bojkotojë këtë ngjarje.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja jonë znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontrovers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit”, shkroi Pacolli.

Kësaj nisme menjëherë i është bashkuar Shqipëria.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria ka anuluar pjesëmarrjen në samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që do të mbahet më 8 korrik në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Cakaj ka thënë se anulimi i pjesëmarrjes në samitin në Sarajevë për t’u solidarizuar me Kosovën.

“Shqipëria anulon pjesëmarrjen në samitin e SEECP në solidaritet me Kosovën. Trajtimi i Kosovës nga organizatorët e samitit është i papranueshëm dhe është në kundërshtim të qëllimit të tij, për të krijuar atmosferë besimi, raporteve të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Nuk ka bashkëpunim pa trajtim të barabartë”, ka shkruar Cakaj në një postim në Tëitter.

Në ceremoninë e dhënies së Nobelit ndaj Handkes, deri më tani janë deklaruar se nuk do marrin pjesë, Turqia, Maqedonia e Kroacia si dhe Afganistani.

Kujtojmë që Handke si një admirues i madh i Millosheviqit, në një shkrim të publikuar gjatë luftës në Kosovë, kishte shkruar “Nëse mbështetni serbët, çohuni në këmbë”. Autori austriak kishte theksuar se asnjëherë nuk beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?