Këshilli Drejtues i PDK-së zgjedh kryesinë e re me 25 anëtarë

Këshilli Drejtues i PDK-së zgjedh kryesinë e re me 25 anëtarë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë. Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, theksoi vlerën e procesit të brendshëm zgjedhor si një proces i hapur, transparent dhe demokratik. Ai ka potencuar po ashtu, se PDK-ja do të ketë barrën e përgjegjësisë së madhe për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të […]

Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, theksoi vlerën e procesit të brendshëm zgjedhor si një proces i hapur, transparent dhe demokratik.

Ai ka potencuar po ashtu, se PDK-ja do të ketë barrën e përgjegjësisë së madhe për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj besimin në shtetin dhe institucionet e Kosovës.

“Ne si forcë politike, kemi vlera, histori dhe krenari në shtetformim dhe shtet-ndërtim, andaj nuk do të ndalemi së punuari për shtetin, qytetarin dhe vlerat euro-atlantike”, tha Veseli.

Pas debatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues, ku ishin të pranishëm 118 anëtarë, u propozuan 25 anëtarët e Kryesisë së PDK-së të cilët do t’i prijnë kësaj force politike në katërvjeçarin e ardhshëm.

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së janë: Kadri Veseli, kryetar, Abelard Tahiri, Bajrush Xhemaili, Bedri Hamza, Betim Gjoshi, Blerta Deliu, Donjet Bislimi,  Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Enver Hoxhaj, Ganimete Musliu, Fehmi Mujota, Floretë Zejnullahu, Hajredin Kuçi, Ilir Kurtishi, Luljeta Veseli-Gutaj, Memli Krasniqi, Migjen Kelmendi, Muzafer Shala, Safete Hadërgjonaj, Sami Lushtaku, Shaqir Totaj, Uran Ismaili, Valdete Idrizi, dhe Xhavit Haliti.

Votimi pro ishte me shumicë të anëtarëve të Këshillit Drejtues, ndërsa vendet tjera vakante sipas statutit të partisë, do të plotësohen në ndërkohë duke i bërë të ditur edhe për media.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?