Kërkohet paraburgim për policin që vrau një qytetar në Gjilan

Kërkohet paraburgim për policin që vrau një qytetar në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit V.H., i cili dyshohet se me armë zjarri, ka privuar nga jeta të ndjerin L.S. Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar që, i dyshuari V.H., dje rreth orës 04:50 minuta, në rrugën ‘’Nato 99’’, në Gjilan, ka privuar nga […]

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit V.H., i cili dyshohet se me armë zjarri, ka privuar nga jeta të ndjerin L.S.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar që, i dyshuari V.H., dje rreth orës 04:50 minuta, në rrugën ‘’Nato 99’’, në Gjilan, ka privuar nga jeta të ndjerin L.S., në atë mënyrë që derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, shkaktohet aksident trafiku me kamionin, të cilin ishte duke e drejtuar i ndjeri L.S, ku pas aksidentit, i dyshuari del nga vetura dhe pas kacafytjes, kërcënimeve dhe sharjeve mes tij, viktimës dhe djalit të viktimës, i dyshuari e nxjerrë armën e zjarrit dhe pasi viktima hyn në kamion, i njëjti afrohet tek dera e kamionit dhe me armë gjuan një herë në drejtim të tij, me ç’rast e godet nën vetullën e syrit të djathtë, i cili për shkak të plagëve të marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

“Me këto veprime, i dyshuari V.H., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjithashtu, i njëjti dyshohet edhe për dy vepra penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi që iu janë gjetur edhe dy revole të tjera dhe fishekë të llojeve të ndryshëm, si dhe veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, pasi që para rastit të ndodhur, derisa ishte duke dëgjuar muzikë në një lokal në fshatin Malishevë, në brendësi të lokalit ka shkrepur me armë zjarri”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe sot pritet të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?