Keq e më keq: Rritet deficiti tregtar i Kosovës për 9,2 për qind, veç 35 milionë eksport, 300 import

Keq e më keq: Rritet deficiti tregtar i Kosovës për 9,2 për qind, veç 35 milionë eksport, 300 import

Një lajm tepër shqetësues na vjen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK], të dhënat e së cilës tregojnë se Kosovës i është rritur deficiti tregtar për 9,2 për qind në muajin nëntor, në raport me muajin nëntor të vitit 2018. Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me vetëm 11,9 për qind. “Eksporti i mallrave në […]

Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me vetëm 11,9 për qind.

“Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2019 kishte vlerën 35.3 milionë euro, ndërsa importi 297.6 milionë euro që është një rritje prej 1.9 për qind për eksport si dhe 8.3 për qind për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit, 32.5 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 14.1 për qind plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 9.8 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 7.6 për qind produktet minerale, 6.3 për qind produktet bimore, 5.9 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike dhe 5.8 për qind artikuj të ndryshëm të prodhuar. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë, 13.7 për qind produktet minerale, 13.5 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 12.4 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 10.5 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 8.6 për qind mjetet e transportit, 6.9 për qind produkte të industrisë kimike dhe 6.5 për qind plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre”, – raporton ASK.

Me BE-në Kosova bën pazar në eksport me 15,6 milionë euro, kurse importon në vlerë prej 141,6 milionësh.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 15.6 milionë euro ose 44.1 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 48.8 për qind. Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë Italia me 14.1 për qind, Gjermania me 10 për qind, Holanda me 4.6 për qind dhe Britania e Madhe me 2.2 për qind. Ndërsa importet ishin 141.6 milionë euro ose 47.6 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.5 për qind. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga Gjermania me 13.5 për qind, Italia me 5.5 për qind, Bullgaria me 3.8 për qind, Sllovenia me 3.3 për qind dhe Polonia me 3.3 për qind”, vijon ky raport.

Me vendet e CEFTA-s gjendja është pak më e mirë, me 13,7 milionë euro eksport dhe 41,3 milionë euro import.

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 6 milionë euro ose 17.1 për qind. Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën Zvicra me 9.1 për qind dhe Turqia me 3.7 për qind, kurse importet arritën në 114.6 milionë euro ose 38.5 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 15.9 për qind dhe Kina me 9.8 për qind./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?