Kënga më e vjetër e Krishtlindjeve mbush 200 vjet, nuk është ajo që keni menduar (Video)

E përkthyer në 300 gjuhë të botës, kënga më e vjetër e Krishtlindjeve ‘Silent Night’ [Natë e qetë] këtë vit feston 200 vjetorin. Për herë të parë u këndua në vigjilje të festës në Austri, në fshatin e Oberndorfit. Thuhet se kënga nuk ka qenë gjithmonë e destinuar për kitarë edhe pse për herë të […]
E përkthyer në 300 gjuhë të botës, kënga më e vjetër e Krishtlindjeve ‘Silent Night’ [Natë e qetë] këtë vit feston 200 vjetorin. Për herë të parë u këndua në vigjilje të festës në Austri, në fshatin e Oberndorfit.
Thuhet se kënga nuk ka qenë gjithmonë e destinuar për kitarë edhe pse për herë të parë u interpretua pikërisht me kitarë nga Josef Mohr dhe kompozitori i melodisë, Franz Xavier Gruber. Sipas një rrëfenje minjtë e kishin shkatërruar organon e tyre pak ditë përpara festës, dhe për këtë arsye u përdor kitara.
Për shumë njerëz në mbarë botën ‘Nata e Qetë’ është një simbol i shpirtit festiv të Krishtlindjes.
Sipas një studimi; në Afrikë, vargjet këndohen nën degët e palmave. Në Angli vargjet këndohen nën pemën Mistelë (emër ky i zakonshëm për shumicën e bimëve). Melodia e zhurmshme tingëllon nga akulli në Alaska e në pyje të shiut në Amerikë të Jugut, përcjell Periskopi.
Kujtojmë që kënga u këndua nëpër llogoret e Luftës së Parë Botërore, dhe për shumë njerëz, kërshëndellat nuk do të ishin njësoj pa “Silent Night”. /Periskopi












