Katari solidarizohet me Shqipërinë, ambasada anulon pritjen për Ditën Kombëtare

Pas tërmetit të 26 nëntorit me Shqipërinë janë solidarizuar shumë vende në botë. Edhe ambasada e shtetit të Katarit në Shqipëri i është bashkuar këtij solidaritet, duke anuluar pritjen me rastin e Ditës Kombëtare. “Uroj që Shqipëria ta kapërcejë ketë situatë të vështirë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri shkaktoi […]
Pas tërmetit të 26 nëntorit me Shqipërinë janë solidarizuar shumë vende në botë.
Edhe ambasada e shtetit të Katarit në Shqipëri i është bashkuar këtij solidaritet, duke anuluar pritjen me rastin e Ditës Kombëtare.
“Uroj që Shqipëria ta kapërcejë ketë situatë të vështirë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri shkaktoi 51 viktima, ndërsa shkatërroi dhe dëmtoi qindra shtëpi.












