Kapet drogë në vlerë rreth 1.3 miliard dollarë

Është kapur një ngarkesë rekord prej gjashtë tonësh kokainë, e cila po cilësohet si pengesa më e madhe për trafikantët në historinë e Uruguait. Oficerët detarë dhe doganorë kapën 4.4 tonë drogë në portin Montevideo, e cila ishte fshehur në katër kontejnerë miell soje të destinuar për Lome, kryeqytetin e Togos. 1.5 ton të tjera […]
Është kapur një ngarkesë rekord prej gjashtë tonësh kokainë, e cila po cilësohet si pengesa më e madhe për trafikantët në historinë e Uruguait.
Oficerët detarë dhe doganorë kapën 4.4 tonë drogë në portin Montevideo, e cila ishte fshehur në katër kontejnerë miell soje të destinuar për Lome, kryeqytetin e Togos.
1.5 ton të tjera u gjetën më vonë në një fermë, thuhet në raportet lokale.
Drogat e kapura në total vlerësohet të kenë rreth 1.3 miliardë dollarë vlerë në treg.
Uruguai është duke u përdorur gjithnjë e më shumë si një pikë tranziti për të lëvizur drogë nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë.












