Kaosi në Francë: Presidenti Macron heq dorë nga pensioni i majmë për t’i qetësuar protestuesit

Emmanuel Macron do të heqë dorë nga pensioni i tij i majmë presidencial në përpjekjen për të qetësuar zemërimin e protestuesve mbi privilegjet e politikanëve, derisa Franca vazhdon të përballet me grevat e punonjësve të transportit. Shkaku i këtyre grevave, në transportin francez ka pasur kaos në këtë kohë Krishtlindjesh. Emmanuel Macron, tashmë 42 vjeçar, […]
Shkaku i këtyre grevave, në transportin francez ka pasur kaos në këtë kohë Krishtlindjesh.
Emmanuel Macron, tashmë 42 vjeçar, vendosi që ta bënte gjestin në fjalë e që nënkupton heqjen dorë prej më shumë se 6 mijë eurove në muaj. Kësisoj, ai u bë presidenti i parë në më shumë se 50 vjet që hoqi dorë nga pensioni automatik.
Zyra e Macronit shtoi se ai nuk do të bënte pjesë as në gjykatën kushtetuese të Francës, ku ish presidentët bëhen anëtarë për jetë dhe marrin nga 13 mijë e 500 euro në muaj, përcjell Periskopi.
“Ky vendim erdhi sepse Macron dëshiron të jetë shembull dhe koherent,” tha një zyrtar.
Gazeta Le Parisien e përshëndeti vendimin e Macronit për të hequr dorë nga pensioni presidencial duke thënë se “ai po thyente një traditë të pluhurosur të monarkisë republikane”.
E majta e kritikoi si marifet PR-i, duke shtuar se Macroni si ish investuar bankar, i kishte bërë milionat në sektorin privat, kështu që e kishte luksin të hiqte dorë nga pensioni presidencial. /Periskopi












