Kanceri i mushkërive vrasësi numër një ; Një kërcell nga kjo perime ul me 41% mutacionet e ADN-së

Kanceri i mushkërive vrasësi numër një ; Një kërcell nga kjo perime ul me 41% mutacionet e ADN-së

Tymi i duhanit përmban kimikate të cilat dobësojnë sistemin tonë imunitar, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe duke dëmtuar aftësinë e tij për të shkatërruar qelizat kancerogjene. Në të njëjtën kohë, tymi i duhanit mund të dëmtojë ADN-në e qelizave, duke rritur mundësinë e formimit dhe lulëzimit të qelizave kancerogjene. Për […]

Tymi i duhanit përmban kimikate të cilat dobësojnë sistemin tonë imunitar, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe duke dëmtuar aftësinë e tij për të shkatërruar qelizat kancerogjene. Në të njëjtën kohë, tymi i duhanit mund të dëmtojë ADN-në e qelizave, duke rritur mundësinë e formimit dhe lulëzimit të qelizave kancerogjene.

Për të testuar fuqinë e ndërhyrjeve dietike në parandalimin e dëmtimit të ADN-së, shkencëtarët studiojnë zakonisht duhanpirësit kronikë. Studiuesit grumbulluan një grup duhanpirësish të rregullt dhe u kërkuan atyre të konsumonin 25 herë më shumë brokoli, sesa konsumi mesatar amerikan. Me fjalë të tjera, të konsumonin një kërcell brokoli në ditë. Krahasuar me duhanpirësit që e shmangnin ngrënien e brokolit, vetëm brenda dhjetë ditësh, duhanpirësit që po e konsumonin atë, kishin 41 për qind më pak mutacione të ADN-së në gjakun e tyre.

A ndodhi kjo vetëm ngaqë brokoli rriti aktivitetin e enzimave detoksifikuese në mëlçinë e tyre, të cilat ndihmuan në pastrimin e qelizave kancerogjene përpara se këto të mbërrinin te qelizat e duhanpirësve? Jo, edhe kur ADN-ja nxirret ngatrupat e subjekteve dhe ekspozohet ndaj një kimikati që dëmton ADN-në, materiali gjenetik nga konsumatorët e brokolit tregoi dukshëm më pak dëme. Kjo tregon se ngrënia e perimeve, si brokoli, mund t’ju bëjë më të qëndrueshëm për sa i përket nivelit ndërqelizor.

Tani, mos mendoni se ngrënia e një kërcelli brokoli përpara tymosjes së një pakete, do të eliminojë tërësisht efektet e kancerit që shkakton pirja e duhanit. Kjo nuk ndodh, por ndërkohë që përpiqeni të lini duhanin, perime, si brokoli, lakra dhe lulelakra mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmeve të mëtejshme.

Përfitimet që vijnë nga familja e brokolit dhe lakrës nuk ndalen këtu. Ndërkohë që kanceri i gjirit është kanceri i brendshëm më i përhapur te femrat amerikane, kanceri i mushkërive është në fakt vrasësi i tyre numër një. Rreth 85 për qind e femrave me kancer të gjirit janë ende gjallë edhe pesë vjet pas diagnostikimit, por ky numër ndryshon kur bëhet fjalë për kancerin e mushkërive: 85 për qind e femrave vdesin brenda pesë viteve nga diagnostikimi i kancerit të mushkërive. Nëntëdhjetë për qind e këtyre vdekjeve ndodhin për shkak të metastazave, përhapjes së kancerit në pjesë të tjera të trupit.

Disa përbërës te brokoli mund të kenë aftësinë që të pengojnë përhapjen e metastazave. Në një studim të vitit 2010, shkencëtarët morën një shtresë nga qelizat kancerogjene të mushkërive njerëzore dhe e vendosën në një piastër Petri duke pastruar një zonë në qendër të tyre. Brenda njëzet e katër orësh, qelizat kancerogjene ishin bashkuar sërish dhe brenda tridhjetë orësh, zona e pastër ishte mbushur plotësisht. Por kur shkencëtarët hodhën disa nga përbërësit e perimeve të familjes së lakrës te qelizat kancerogjene, përhapja e tyre u frenua. Nëse ngrënia e brokolit do të ndihmojë ose jo në rritjen e mundësive për mbijetesë te pacientët me kancer mbetet për t’u testuar ende. Gjëja më e mirë e ndërhyrjeve të shëndetshme dietike është se ato nuk kanë disavantazhe dhe mund t’i bashkëngjiten çfarëdolloj trajtimi tjetër që ne zgjedhim.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar